Piloti u kërkon udhëtarëve para për karburant të aeroplanit

Piloti u kërkon udhëtarëve para për karburant të aeroplanit

Në aeroportin Kartaxha të Tunizisë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Një avion me pasagjerë i agjencisë së fluturimeve “Iraqi Airways” u furnizua me karburant në aeroport, por një ndër pilotët nuk arriti ta kryente pagesën.

Dhe, kur autoritetet e aeroportit nuk i dhanë avionit leje për t’u nisur, piloti vendosi të zgjedhë një rrugë të çuditshme për grumbullimin e parave.

Piloi u kërkoi pasagjerëve që të mblidhnin 3 mijë dollarë, që nevojiteshin  për të plotësuar pagesën e plotë për furnizimin me karburant, transmeton lajmi.net.

Por, pasagjerët refuzuan ta bënin një gjë të tillë, kështu që Ambasada e Irakut në Tunizi u detyrua të mbulojë shpenzimet.

 

COMMENTS