Phil Nevile e bën “horë” Xhakën e Shaqirin: Ishte i tmerrshëm [Foto]

Phil Nevile e bën “horë” Xhakën e Shaqirin: Ishte i tmerrshëm [Foto]

Ish legjenda e Manchester United dhe mbrojtësi i Kombëtares angleze Phil Neville ka kritikuar paraqitjen e dyshes se Premier Ligë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka derisa Zvicra u eliminua nga Botërori

Zvicra humbi 1-0 kundër Suedisë pas një ndeshje të dobët në stadiumin e St Persburg të martën.

Suedia fitoi për shkak të një goli të Emile Forsberg goditja e të cilit u devijua, kurse kritiku i futbollit në BBC, Neville ka shpërthyer kundër Xhakës.

“Dua të flas për Xhakën, nuk u fut në ndeshje asnjë minutë, e tmerrshme. Goli vetvetiu. Ai u rrezua, se kuptojë pse, kurse Forsberg e kalojë aq lehtë jo vetëm në këtë rast por gjatë gjithë pjesës së dytë. Ai i shkaktoi golin skuadrës se tij, sepse Forsberg erdhi aty pas një pasimi pas tij. Nuk bëri asgjë. A është ai mesfushorë defansivë! Është, por shumë falcë”.

“Ai dukej sikurse është i ulur në zhveshtore në fund të ndeshjes duke menduar ‘kisha një ndeshje të mirë sot, pasova disa herë për lojtarët gjatë ndeshjes”.

“Mendojë se do ta shohim këtë një javë brenda, një javë jashtë ….mendojë për në Arsenal. Për mua ai nuk është lojtar i mirë”.

Para ndeshjeve të Neville – tani menaxher i Kombëtares se femrave te Anglisë – njëjtë ka kritikuar edhe Shaqirin e Stoke City.

“Nuk jam tifozë i Shaqirit. Mendojë se ai ishte i tmerrshëm edhe në Stoke kështu që nuk jam tifozë i tij. Për Stoken sezonin e kaluar mos përqendrimi i tij ishte i tmerrshëm disa herë”. /Ge

 

COMMENTS