Pezullohet misioni për shpëtimin e futbollistëve të rinj nga shpella në Tajlandë

Pezullohet misioni për shpëtimin e futbollistëve të rinj nga shpella në Tajlandë

Operacioni për të shpëtuar edhe tetë futbollistë të tjerë të ngelur në shpellën e Tajlandës veriore, bashkë me trajnerin e tyre, është ndërprerë përkohësisht, shkruan Gazeta Lajm

Ky mund të duket një vendim i habitshëm megjithatë aksioni pritet të nis brenda dhjetë apo njëzet orëve të ardhshme.

Narongsak Osottanakorn, guvernatori i provincës së Chiang Rai dhe kreu i operacionit të shpëtimit, shpjegoi për mediat e huaja çështjen rreth vendimit të fundit për të nxjerrë të rinjtë nga shpella:

”Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë operacionin e shpëtimit kur të jemi gati ta bëjmë këtë”.

”Do të jemi të gatshëm së shpejti, sepse do të duhet të përsërisim përsëri vendosjen e të gjitha tankeve të ajrit dhe të gjitha sistemet përgjatë rrugës”.

”Kemi përdorur gjithçka [në kërkimin] që bëm sot. Ekipi do të bëjë punën e tyre përsëri sapo të jenë gati”.

”Do të jetë e vështirë të thuhet saktësisht kur do të fillojë [evakuimi] i ardhshëm. Por mendoj se do të jetë gati në 10-20 orët e ardhshme”, ka thënë ai.

Sipas tij misioni i shpëtimit për të nxjerrë tetë djemtë dhe trajnerin e tyre nga shpella, është planifikuar të fillojë përsëri të hënën./Lajm.net

 

 

 

COMMENTS