Personi ngjitet në banesën më të lartë në Londër pa litar sigurie

Personi ngjitet në banesën më të lartë në Londër pa litar sigurie

Një person është kapur duke ngjitur ndërtesën më të lartë në Londër ditën e sotme.

Policia nxitoi për në rrokaqiellin 309-metërsh i lartë, me dëshmitarët që pretendonin se personi arriti t’i ngjitej katit të fundit, atij të 95-it, me sukses.

Forcat e rendit pohuan se arritën ta fusin brenda, por konfirmuan se nuk u arrestua.

Pamjet e marra poshtë ndërtesës më të lartë e Evropës Perëndimore tregojnë alpinistin në afërsi të katit të fundit.

Incidenti ngre pyetje për mënyrën se si njeriu ishte në gjendje të shmangej sigurimit dhe t’ë ngjitej në një nga ndërtesat më të njohura të Britanisë i papenguar.  

 

COMMENTS