Përplasje në mes të aktivistëve të VV-së

Përplasje në mes të aktivistëve të VV-së

Aktivisti i Vetëvendosjes, Arben Meholli ka thënë se në kafen e rakisë “Besa” në Mitrovicë po zhvillohet prostitucion.

Meholli këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, duke thënë se kjo veprimtari po lejohet vetëm pse pronari i lokalit “Besa” është djali i agjes së drejtorit të Kadastrës, Hysen Muzliukaj, i cili poashtu vjen nga radhët e Vetëvendosjes.

Tutje, Mehlloi ka thënë se edhe WC kolektive po shfrytëzohen për akte seksuale, po në të njëjtit vend ka lëvizje të fëmijëve dhe familjarëve, shkruan Insajderi.

“Edhe sa duhet me duru banoret e qendres se qytetit ne Mitrovice, kafen e rakis Besa ne qendren zejtare mrapa shtepis se mallrave, ne te cilen per vec servimit te rakis zhvillohet edhe prostitucion, edhe VC kolektive jon ka i shfrytezojn per akte seksuale aty ku qarkullijn shume familje, edhe femije. A duhet me u leju kjo veprimtari vec pse pronari eshte djali i axhes se drejtorit te Kadasterit!?”, ka shkruar Meholli.

Menjëherë pas këtij postimit Meholli kishte marrë mesazhe kërcënuar nga pronari i lokalit “Besa”, Ali Muzliukaj.

Muzliukaj i kishte thënë Mehollit “hajde more …. takohemi e ta tregoj udhën për prostitucion”, kishte shkruar./Insajderi.org

 

https://m.facebook.com/ameholli/posts/10221926508329471?refsrc=http%3A%2F%2Finsajderi.org%2F

 

 

COMMENTS