Përfundon faza grupore në Champions, Atletico Madrid e kompleton 1/8 e finales

Përfundon faza grupore në Champions, Atletico Madrid e kompleton 1/8 e finales

Atletico Madrid e ka kompletuar fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke u bërë skuadra e fundit që e kalon fazën grupore të këtij edicioni të garës, pas fitores 2:0 kundër Lokomotiv Moscow.

Joao Felix shënoi dy gola për ta dërguar Atleticon në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions, në ndeshjen e fundit në grup, të mërkurën në Wanda Metropolitano, raporton Gazeta Express.

Në 1/8 e finales, Atletico u bashkohet Paris Saint-Germain, Real Madrid, Bayern Munich, Tottenham, Manchester City, Atalanta, Juventus, Liverpool, Napoli, Barcelona, Dortmund, RB Leipzig, Lyon, Valencia dhe Chelsea.

Grupi A

Paris Saint-Germain e shkatërroi 5:0 klubin turk Galatasaray dhe u kualifikua si e para.

Real Madridi e mundi 3:1 Club Brugge në ndeshjen e fundit dhe e kalon grupin si e dyta.

Brugge përfundoi në vendin e tretë, që nënkupton se do të luajë në Ligën e Evropës. Galatasaray, ndërkohë, mbeti e fundit në grup dhe eliminohet automatikisht nga garat evropiane.

Grupi B

Bayern Munich e mundi 3:1 Tottenhamin, duke e mbyllur fazën grupore në mënyrë të përkryer: gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje.

Gjiganti gjerman kualifikohet si fituese e grupit, ndërsa Tottenhami kalon në mesin e 16 më të mirëve nga vendi i dytë.

Olympiakos e mundi 1:0 Crvenza Zvezdën dhe do të luajë në Ligën e Evropës, pasi zuri vendin e tretë në grup.

Klubi serb shkon në shtëpi si e fundit në grup.

Grupi D

Juventusi e mundi 2:0 Bayer Leverkusenin dhe u kualifikua si fituese e grupit.

Atletico Madridi fitoi ndeshjen finale ndaj Lokomotiv Moscow dhe u kualifikua si i dyti në grup.

Bayer Leverkusen e mbylli fazën grupore në vendin e tretë dhe do të luajë në Ligën e Evropës. Klubi rus Lokomotiva eliminohet nga garat evropiane.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19