Përdori celularin në klasë, shikoni si dënohet nxënësja

Përdori celularin në klasë, shikoni si dënohet nxënësja

Një nxënëse në Kinë është urdhëruar ta shkatërrojë celularin e saj me çekiç, pasi u kap duke e përdorur atë gjatë mësimit në klasë.

Në videon 10 sekondëshe, një burrë, që besohet se është mësuesi, e shikon atë teksa nxënësja e godet vazhdimisht celularin e saj me çekiç në dysheme, para shokëve të klasës.

Dikush nga klasa e incizoi këtë ndëshkim dhe e publikoi videon në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.

Incidenti ndodhi në Shkollën e Mesme “Guanying” në qytetin Xinxiang më 5 tetor. Shikojeni videon e ndëshkimit:

 

COMMENTS