Për 24 orë 9 persona vdesin nga Covid 19 në Kosovë

Për 24 orë 9 persona vdesin nga Covid 19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 9 pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid 19.

Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Numri total i personave që kanë ndërruar jetë nga Covid 19 në Kosovë ka arritur në  525 raste të vdekjes.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

E IKSHPK ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 120 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 452 mostrave, raporton Express.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.

Me këtë shifër, numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 13 mijë e 454

 

COMMENTS