Pejë: 68-vjeçari vdes, u gjet i shtrirë afër një qendre të votimit

Pejë: 68-vjeçari vdes, u gjet i shtrirë afër një qendre të votimit

Një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore “Xhamil Kada” të Pejës. Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente, mirëpo nuk ka arritur të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e këtij personi e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.

Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur të mbijetojë.

 

COMMENTS