Pejani rreh një grua

Pejani rreh një grua

Policia e Kosovës njofton se e ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua.

Rasti ka ndodhur në fshatin Buqan të Pejës, të hënën rreth mesditës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

COMMENTS