Paul Pogba viziton Mekën gjatë muajit të Ramazanit

Paul Pogba viziton Mekën gjatë muajit të Ramazanit

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, ka bërë një vizitë në Mekë, gjatë muajit të Ramazanit.

26-vjeçari hyri në një pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit në Arabinë Saudite pas përfundimit të sezonit në Premier Ligë.

Kjo nuk është vizita e parë e francezit, pasi e ka bërë udhëtimin edhe në fund të dy sezoneve të fundit.

Ai shpërndau disa foto nga vizita e tij në rrjetin social Instagram, së bashku me titullin: ‘’Mos harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë’’.

Pogba shpreson se udhëtimi do ta kthej me më shumë vetëbesim, pas një sezoni zhgënjyes në Old Trafford.

Mesfushori i talentuar flitet se nga sezoni i ardhshëm do ta vesh fanellën e Realit, megjithatë akordi ende duhet arritur. /Lajmi.net

 

 

COMMENTS