Pasaniku më i madh i botës fitoi 13.2 miliardë dollarë për 15 minuta

Pasaniku më i madh i botës fitoi 13.2 miliardë dollarë për 15 minuta

Jeff Bezos mund të jetë i vetmi miliarder, i cili dështoi të bëhet edhe më i pasur gjatë 2019s. Megjithatë, këtë vit, ai e ka nisur shumë mirë.

Pasuria e shefit të Amazon-it është rritur për 13.2 miliardë dollarë për vetëm 15 minuta, gjatë së enjtes, ka raportuar Bloomberg.

Rritja e pasurisë së Bezosit ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së aksioneve të Amazon-it për 12%.

Bezos ka në pronësi 12% të aksioneve të Amazon-it.

Rritja e vlerës së aksioneve ka bërë që ai të ketë një pasuri neto prej 129.5 miliardë dollarë, duke u rikonfirmuar si personi më i pasur në botë, i ndjekur nga Bill Gates.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19