Pas shembjes së teatrit, Basha: Fillojmë protestat kombëtare

Pas shembjes së teatrit, Basha: Fillojmë protestat kombëtare

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me aleatët tha se opozita do të mbështesë protestat e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, qytetarëve dhe do të nisë organizimin e protestave mbarëpopullore.

Basha foli për marrëveshjen e bërë si sot 3 vite më parë me Edi Ramën dhe tha se ai gabim nuk do të përsëritet më kurrë.

“Edi Rama ka marrë peng shtetin e shqiptarëve, institucionet e shqiptarëve, bukën e gojës së shqiptarëve, kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve. Prej 7 vitesh PD dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe. kemi ekspozuar ditë pas dite korrupsionin, lidhjet me krimin, shkatërrimin e rendit kushtetues. E sotmja ështën jë tjetër aferë e radhës. Është gur i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet që vuan sot pamundësinë ekonomike të shkaktuar prej hajdutërisë së Edi Ramës.

Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me shpresën për një marrëveshje në të mirë të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi që u gabova. Garantoj që ky gabim nuk do përsëritet më kurrë. Opozita do të marrë të gjithë hapat demokratikë për largimin e kësaj të keqe që është Edi Rama. Vendimi ynë i parë mbështetja e të gjitha protestave të aleancë, shoq civile dhe nisa e organizimit nga opozita të protestave qytetare dhe mbarë popullore. Duke nisur me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunuan teatri u përgatit flijimi i lirive të të drejtave të qytetarëve.

Dua të theksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës”, tha Basha.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19