Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Europian sapo ka votuar pro për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro, raporton Express.

“Kërkoj të votoni pro liberalizimi të vizave për Kosovën. Nuk është një vendim përfundimtar, megjithatë vendimi i këtij parlamenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin. Dihet se Kosova ka përmbushut të gjitha kriteret e kërkuar për liberalizim të vizave”, ka thënë raportuesja e BE-së për Republikën e Kosovës, Tanja Fajon.

Në fakt, Fajon sot është mandatuar për të nisur negociatat me Këshillin që do të pasohet me miratimin e pozicionit negociues nga ana e Këshillit. Një hap tjetër është pajtueshmëria në mes të Këshillit dhe Parlamentit Evropian për një tekst të pranueshëm për palët, Këshillin dhe Parlamentin.

Pas gjithë këtyre hapave kalohet në seancë plenare të Parlamentit Evropian (në lexim të parë me shumicë të thjesht, në lexim të dytë me shumicë absolute, 376 nga 751 vota). Hapi i pestë është miratimi nga ambasadorët COREPER dhe më pas duhet të bëhet miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë të kualifikuar ose ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% e vendeve anëtare (16vende), që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë se BE-së (328 milionë nga 505).

Dhe më pas mbesin vetëm hapat formalë: ceremonia e nënshkrimit, publikimi në Gazetën Zyrtare dhe hyrja në fuqi e vendimit. E gjithë kjo procedurë mund të marrë kohë gjashtë deri në nëntë muaj.

 

 

COMMENTS