Paralajmëron agjenti Mendes: Fazë e re në karrierën e Ronaldos

Paralajmëron agjenti Mendes: Fazë e re në karrierën e Ronaldos

Agjenti Jorge Mendes ka konfirmuar se “nëse Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madrid, do të jetë një fazë e re dhe një sfidë për karrierën e tij brilante”.

Pas shumë raporteve të ndryshme për një largim të menjëhershëm në Torino, me testet mjekësore të shtunën – me datën shtatë, muajin e shtatë për CR7 – përfaqësuesi portugez ka folur për gazetën portugeze “Record”.

“Nëse Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madridi, ai do të jetë përjetësisht falënderues klubit, presidentit, tërë skuadrës, stafit mjekësorë, tifozëve dhe tërë madrilenëve në tërë botën”, ka thënë ai.

“Do të jetë një fazë e re dhe një sfidë e re për karrierën e tij brilante”.

Real Madridi kishte nënshkruar një marrëveshje xhentëlmene në janar që lejon fituesin e Topit të Artë për 100 milionë euro, e cila përjashtonte disa klube si Barcelonën, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

 

 

COMMENTS