Pamje nga “rrahja e grave e burrave në LDK’në” e Vushtrrisë, a është autentike kjo video?

Pamje nga “rrahja e grave e burrave në LDK’në” e Vushtrrisë, a është autentike kjo video?

Portali Indeksonline po pretendon se ka siguruar pamje nga rrahja në një nëndegë e LDK’së në Vushtri. Sipas pamjeve, aty janë përfshirë edhe femrat, të cilat shihen duke përdorur karriget.

Të dielën që lamë pas në nëndegën “Dardania” të Komunës së Vushtrrisë, u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të qetësuar gjendjen që u krijua. Derisa u tha se në këtë rrahje me objekte të ndryshme shkollore, u përfshinë dy grupe, grupi i kryetarit të degës së LDK-së, Hysni Gërgurit dhe atij të kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ndërsa ky i fundit përmes një reagimi mohoi të jetë i përfshirë në çfarëdo forme në këtë incident. Ku çdo gjë e quajti si tendencioze nga kundërshtarët që e duan dobësimin e LDK-së në këtë komunë.

Indeksonline pretendon se ka siguruar disa pamje nga kjo rrahje, ku shihet që janë përfshirë edhe femrat duke gjuajtur karrige.

Ndërsa pjesë e kësaj lufte është edhe Agron Përquku, anëtar i Kuvendit Komunal.

Ndryshe, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mbrëmë nuk e mohoi që nuk do të jetë kandidat për të parin e degës së LDK-së në Komunën e Vushtrrisë, teksa tha se Hysni Gërguri do ta udhëheq këtë parti në këtë qytet edhe për vitet pasuese.

 

COMMENTS