Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në magjistralen Lipjan – Shtime ku humbi jetën një person

Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në magjistralen Lipjan – Shtime ku humbi jetën një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Lipjan – Shtime ku si pasojë e kësaj një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 11:55 në magjistralen Lipjan-Shtime, të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë ndërkaq dy të tjerë janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet se veturat të cilat janë përplasur janë shkatërruar.

 

 

COMMENTS