Pallaska paralajmëron kosovarët se një model qeverisës si i Shqipërisë po ofrohet edhe Kosovës

Pallaska paralajmëron kosovarët se një model qeverisës si i Shqipërisë po ofrohet edhe Kosovës

Juristi Dastid Pallaska i ka paralajmëruar kosovarët se një model qeverisës si i Shqipërisë po i ofrohet edhe Kosovës, raporton Express.

Duke komentuar rrënimin e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Pallaska ka kujtuar se si Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në zgjedhjet e fundit ua kërkoi qytetarëve 51 për qind të votës.

Sipas tij, rrënimi Tetarit është çështje e brendshme e Shqipërisë, por se kosovarët duhet ta ndjekin me kujdes pasi që një model i njëjtë i qeverisjes po propozohet edhe në Kosovë, madje siç thotë me një propagandë edhe më të sofistikuar.

“Përderisa rrënimi i Teatrit Kombëtar është çështje e brendshme e Shqipërisë që duhet të adresohet dhe zgjidhet nga qytetarët që jetojnë atje – siç edhe po ndodhë – ne duhet ta ndjekim me kujdes pasi që një model i njëjtë i qeverisjes po na propozohet edhe në Kosovë, madje me një propagandë edhe më të sofistikuar”, ka shkruar Pallaska.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19