Pakistani synon të dërgojë astronautin e parë në hapësirë

Pakistani synon të dërgojë astronautin e parë në hapësirë

Pakistani synon të dërgojë në vitin 2022 astronautin e parë pakistanez në hapësirë.

“Krenar të njoftojmë se procesi i përzgjedhjes për pakistanezin e parë që do të dërgohet në hapësirë do të fillojë nga shkurti i vitit 2020”, deklaroi sot ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Fawad Chaudhry.

“Pesëdhjetë njerëz do të jenë në listën e ngushtë, lista do të zbresë në 25 dhe në vitin 2022, do të dërgojmë njeriun tonë të parë në hapësirë”, tha Chaudhry në një postim në “Twitter”.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi India fqinje dërgoi një mision pa ekuipazh në anën e errët të Hënës.

 

COMMENTS