Obama paralajmëron kolapsin e SHBA-së

Obama paralajmëron kolapsin e SHBA-së

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, mbajti një fjalim të mërkurën mbrëma në një konferencë të teknologjisë në Las Vegas, e organizuar nga kompania Okta ku foli për të ardhmen e vendit.

Paraqitjet e mëparshme të Obamas për të ardhmen e vendit që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë kanë qene krejt shpresdhënëese për të ardhmen e Amerikës

Por, kur i pari i Oktas, Todd McKinnon, kërkoi mendimin e Obamas për natyrën e identitetit këto ditë, Obama lëshoi disa fjalë paralajmëruese.

“Sot ne jetojmë në një kulturë ku çdonjëri ndjen goditjen nga informacioni dhe përplasjen e fjalëve”, shpjegoi Obama.

Kjo është ndryshe nga ajo si paraardhësit tanë kanë jetuar , theksoi ai. Njerëzit, në pjesën më të madhe të historisë, kanë jetuar gjithë jetën e tyre në të njëjtën zonë bazike gjeografike ku kanë lindur, kishin një rrjet të njerëzve që zgjerohej në 150 njerëz ndoshta dhe kanë jetuar në shoqëri  “me rregulla dhe pritshmëri të qarta”, tha Obama.
“Kjo është si truri jonë është i programuar disi”, tha ai.

Por sot, njerëzit lehtësisht mund të lëvizin nëpër vendin e tyre dhe nëpër botë. Dhe secili përdorë teknologjinë – madje edhe në zonat në zhvillim, si Afrika, secili ka një celular.

Kjo do të thotë se bota jonë është më e lidhur, dhe teknologjia po riformëson relacionet tona, qasjen në informacione dhe mënyrën si e organizojmë jetën tonë.
Obama tha se “një gjë e mirë e SHBA’ve” është se ne kemi pasur “një përvojë” si të merremi me këtë lloj zhvilimi krahasuar me pjesën tjetër të botës sepse jemi një komb i imigrantëve.

“Ne jemi njerëz që kemi ardhur nga çdo vend, kështu që është dashur të gjejmë rrugë sit ë bashkohemi dhe të punojmë së bashku, jo duke u bazuar në racë, ose në besim fetar e madje as, në fillim, në gjuhë, por duke u bazuar në parime dhe një sens të principeve” tha ai.

Sfida me të cilën ballafaqohen amerikanët sot është “si ta mbajmë atë sens të synimit të përbashkët, në kundërshtim me përçarjen dhe ndarjen? Siç jemi duke parë në disa debate në media sociale dhe vende të tjera, sot është më vështirë që ta bëjmë këtë.  Por mendoj se është më e nevojshme se asnjëherë më parë, sepse nëse nuk gjejmë një zgjidhje, jo vetëm që do të jetë vështirë për ekonominë tonë që të mbijetojë por do të jetë vështirë edhe për demokracinë tonë që të mbijetojë.

LIVE: Haradinaj në interpelancë për 53 milionët e “Bechtel Enkas”

Posted by Lajm on Thursday, July 5, 2018

 

 

COMMENTS