Obama deklarohet pas fitores së demokratëve në zgjedhje

Obama deklarohet pas fitores së demokratëve në zgjedhje

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama vlerësoi sot se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit ishin “një fillim”, pas rimarrjes nga demokratët të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

“Puna jonë vazhdon”, deklaroi Obama në një komunikatë.

“Ndryshimi që kemi nevojë nuk do të vijë vetëm me një palë zgjedhje, por është një fillim. Mbrëmjen e djeshme, votuesit në gjithë vendin e nisën”, vazhdoi ai.

Ish-presidenti demokrat, i larguar nga jeta politike që pasi iku nga Shtëpia e Bardhë, u përfshi gjerësisht në fushatën e zgjedhjeve të mesmandatit ku u votua për Kongresin.

 

 

COMMENTS