Nuk po xhirohej ndonjë film, pamjet janë reale: Lufta ndërmjet karteleve të drogës dhe ushtrisë në Meksikë

Nuk po xhirohej ndonjë film, pamjet janë reale: Lufta ndërmjet karteleve të drogës dhe ushtrisë në Meksikë

Kamera e trupit e një ushtari regjistroi momentin dramatik kur ushtria meksikane u sulmua nga shumë kartele në Meksikën perëndimore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, anëtarët e ushtrisë dhe Gardës Kombëtare ishin në një mision patrullimi të qytetit Michoacán të Aguililla të premten kur u pritën me zjarr nga anëtarët e “Karteleve të Bashkuara”.

Dhe siç shkruan Daily Mail, ushtria arrestoi të paktën pesë anëtarë të kartelit pas betejës me armë e cila la të paktën një ushtar të plagosur.

Një nga videot e shpërndara në mediat sociale tregoi një ushtar në një automjet ushtarak ndërsa ai qëllonte disa herë me armë në drejtim të luftëtarëve të kartelit.

Ndërkohë një grup ushtarësh në sfond mund të shihet duke kërkuar mbulesë pas një kamioni të Gardës Kombëtare që qëllonte në kartelin.

Veç kësaj, tregohet një helikopter duke zbritur në një fushë të hapur para se një ushtar meksikan të vendoste një ushtar të plagosur në shpatull dhe ta çonte në fluturake.

Ushtari i plagosur, i cili u qëllua në krahun e majtë sipas mediave lokale, u dërgua në një spital.

Që nga dhjetori i vitit 2006, më shumë se 250,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i luftës së qeverisë meksikane për kartelet, e cila u nis nga presidenti i atëhershëm Felipe Calderón dhe ndonjëherë u kritikua nga lideri aktual i majtë, Andrés Manuel López Obrador.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19