Nuk i ndahen rakisë burrat e PDK-së [Foto]

Nuk i ndahen rakisë burrat e PDK-së [Foto]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ish-deputeti Adem Grabovci, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku dhe anëtarët tjerë të këtij subjekti politik sonte kanë qëndruar në Prekaz, transmeton Gazeta Lajm

Atyre u ka bërë konak bashkëluftetari i tyre Fadil Kodra, i cili tashmë drejton Agjencinë e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë Fadil Nura, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Sonte me Krytarin e PDK- së, shkelqesinë e tij, z. Kadri Veseli dhe shumë miq tjerë në konakun e Gjeneral, Fadil Kodres”, ka shkruar ai sipër tri fotografive të publikuara, ku shihen duke qëndruar pranë njëri tjetrit, të shoqëruar edhe me pije alkoolike.

Takime e tilla në Drenicë, janë të zakonshme për drejtuesit e PDK-së. /GB

COMMENTS