Nuk është Don Xhoni, ja personi që u rrah nga Finem

Nuk është Don Xhoni, ja personi që u rrah nga Finem

Një përleshje ka ndodhur mbrëmë në Tiranë dhe siç raportuan mediave në Shqipëri protagonistë ishin dy repera shumë të njohur dhe të ndjekur në Shqipëri dhe Kosovë, Finem dhe Don Xhoni.

Ky i fundit ka demantuar lajmin se është rrahur nga Klejdi Dogjani i njohur si Finem në Tiranë.

Përmes një video-live në Instagram, Don Xhoni zbuloi se nuk është në Tiranë por në vendlindjen e tij në Drenicë ku u pa se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë në një video të publikuar nga JOQ Albania, i riu me emrin Santi ka sqaruar se ai vetë ka qenë i përfshirë në rrahje, dhe se pamjet nga vendi i ngjarjes ishin bërë para tre muajsh, kur ai thotë se kishte ndodhur rrahja.

“Lajmet që kanë dalë mbrëmë rreth sherrit të Finemit dhe Don Xhonit janë jo 100% po 1000% fake. Ai në makinë kam qenë unë, ai sherr ka diku 3 muaj që ka ndodhur”, ka sqaruar ai.

Më poshtë gjeni videon e plotë:

COMMENTS