Notre Dame i mbijetoi Revolucionit Francez dhe sulmeve naziste, por jo zjarrit të sotëm

Notre Dame i mbijetoi Revolucionit Francez dhe sulmeve naziste, por jo zjarrit të sotëm

Të intriguar nga tregimet e Kuazimodos, të fascinuar nga kokat e ullukut, më shumë se 13 milionë njerëz grumbulloheshin çdo vit për të parë monumentin historik më të popullarizuar të Evropës.
Katedralja katolike e shekullit të 12-të është një kryevepër e dizajnit gotik francez, me një tavan shkëmbor dhe dritaret më të mëdha të rritura në kontinent,

Katedralja ‘Notre Dame’ është selia e Kryepeshkopit të Parisit, e cila ishte struktura më e lartë arkitekturale në Paris.

Ajo i mbijetoi sulmeve të revolucionit francez dhe madje edhe sulmeve naziste gjatë pushtimit të Parisit.

Monumenti kulturor ishte edhe skena e kurorëzimit të Perandorit Napoleon më 1804-ën.

Notre Dame njihej edhe si “Pyll” për shkak të numrit të drunjve të përdorur në ndërtimin e saj, duke përfshirë 1,300 pemë lisi.

Gjatë viteve 1790, me vendin francez në vështirësi  të revolucioneve ateiste, katedralja u përdhos dhe shumë nga shkatërrimin e ikonografisë fetare.

Edhe këmbanat e mëdha gati u shkrinë, si rezultat.

Interesi për restaurim u shtua përmes publikimit të romanit të Viktor Hygo-s, ‘Gungaçi nga Notre Dame’.

Ajo u përfshi sonte nga një zjarr shkaqet e të cilit ende nuk dihen. Dy kulla kanë arritur të shpëtojnë ndërsa dy të tretat e kulmit të katedrales janë shkatërruar.

 

 

 

COMMENTS