Njësia e krimeve kibernetike fillon hetimin pasi ministres Haradinaj-Stublla i hakohet Facebook-u

Njësia e krimeve kibernetike fillon hetimin pasi ministres Haradinaj-Stublla i hakohet Facebook-u

Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pasditen e djeshme, iu është hakuar llogaria e saj në Facebook.

Ministrja rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës, ku pastaj është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit.

“Prishtinë 12.11.2020 – 14:00. Ankuesja f/k ka raportuar se nuk ka qasje në llogarinë e Facebookut, llogaria është hakuar. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas MPJD-së, ky sulm kibernetik ndaj llogarisë së saj vjen pas reagimit që kishte sot ndaj deklaratave tendencioze të Aleksandër Vuçiqit, ish ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviqit, i cili kërcënoi hapur me luftë të re në Ballkan të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë forcimin ushtarak.

 

COMMENTS