Njeriut i afërt i Vuçiq thotë se Pacollit nuk do t’i jepet leja ta vizitojë Serbinë

Njeriut i afërt i Vuçiq thotë se Pacollit nuk do t’i jepet leja ta vizitojë Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se është njoftuar se Behgjet Pacollit nuk do t’i lejohet shkuarja në Novi Pazar’. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është ftuar ta vizitojë Sanxhakun ndërsa për Gazetën Express, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, ka thënë se akoma nuk i është dhënë leja për të hyrë në Serbi.

Autoritet serbë kanë reaguar pasi kryediplomati kosovar mori ftesë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Sulejman Uglanin, që më 21 dhe 22 korrik ta vizitonte Sanxhakun.

Sot ministri i Brendshëm serb,  Stefanoviq ka deklaruar se vizita e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli në Novi Pazar dhe në qytete të tjera të Sanxhakut nuk do të ndodhë.

Ndërsa Jetlir Zyberaj nga MPJ ka thënë për Express se Pacolli me të marrë ftesën nga Sanxhaku ka kërkuar leje për të hyrë në Serbi, por akoma nuk ka marrë përgjigje.

“Sipas marrëveshjes së Brukselin, ne kemi kërkuar leje qe dy ditë, akoma nuk na kanë kthyer asgjë”, ka thënë këshilltari i Pacollit.

Ndërsa, vizita e mundshme është pritur që të ndodhë nesër.

Ka pasur reagime edhe më të ashpra nga Serbia lidhur me këtë ftesë që i është bërë kryediplmatit kosovar.

Homologu i tij serb, Ivica Daciq, ka thënë për mediat serbe se me Pacollinn autoritetet serbe do të duhej të silleshin njëjtë sic u sillen autoritetet kosovare me Marko Gjuriqin kur hyri në Veri të Mitrovicës në mars të këtij viti, i cili u arrestua dhe u soll në Prishtinë.

 

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19