Njerëzit e dhënë pas teorive konspirative, besojnë se personi i fotografuar në Egjipt është Steve Jobs – ata janë të bindur që është gjallë

Njerëzit e dhënë pas teorive konspirative, besojnë se personi i fotografuar në Egjipt është Steve Jobs – ata janë të bindur që është gjallë

Personat e dhënë pas teorive konspirative kanë mbetur të habitur me një fotografi që po qarkullon në internet, me të cilën pretendohet se kinse shihet Steve Jobs i gjallë.

Fotografia është shkrepur në Egjipt dhe është shpërndarë në masë të madhe në Reddit, ku shihet një burrë që ngjanë shumë me themeluesin e kompanisë Apple duke qëndruar i ulur në një karrige të plastikës

E pasi që kjo fotografi bëri xhiron e botës, qindra persona kanë filluar të komentojnë duke pretenduar se personi në fotografi është Jobs edhe përkundër faktit që dihet botërisht se ai ka ndërruar jetë në vitin 2011.

Ikona e Apple njihej për faktin se shpesh derisa qëndronte i ulur apo qoftë edhe në këmbë mbante dorën në mjekër, e të njëjtin qëndrim kishte edhe personi në fotografinë e publikuar në Reddit.

 

COMMENTS