Një ushtar turk vritet e pesë të tjerë plagosen në Siri

Një ushtar turk vritet e pesë të tjerë plagosen në Siri

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi të dielën se një ushtar turk është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në rajonin Ras Al-Ayn të Sirisë nga një sulm me raketë dhe mortajë, të kryer nga militantët kurdë.

Përmes një deklarate, kjo ministri njoftoi se ushtarët ishin duke patrulluar kur u sulmuan dhe u kundërpërgjigjen ndaj armikut në mënyrën e duhur.

Turqia ka arritur marrëveshje me Rusinë për patrullim të përbashkët në zonën kufitare mes Sirisë e Turqisë. Sipas kësaj marrëveshjeje, armëpushimi do të vazhdojë dhe forcat kurde do të tërhiqen plotësisht nga brezi kufitar.

Sidoqoftë, presidenti turk ka paralajmëruar se forcat turke do t’i largojnë me forcë kurdët, nëse traktati me Rusinë dështon së zbatuari.

Ofensiva turke në Siri është kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane, të cilat kanë kërkuar që problem i Sirisë të zgjidhet në mënyrë politike.

Që nga fillimi i operacionit ushtarak në Siri, dhjetëra civilë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Ish-prokurorja dhe hetuesja e Tribunalit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, Karla Del Ponte, ka thënë se presidenti turk duhet të hetohet për krime lufte në Siri, shkruan “Reueters”, transmeton Gazeta Express.

 

COMMENTS