Një shtetas turk plagoset nga bashkëkombësi i tij në Vushtrri

Një shtetas turk plagoset nga bashkëkombësi i tij në Vushtrri

Në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë gjatë ditës së djeshme një shtetas turk e ka plagosur me thikë një shtetas turk.
Policia e Kosovës, ka informuar për rastin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull shtetas i Turqisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar thika”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është proceduar për ‘lëndim i rënd trupor’. /Lajmi.net

 

COMMENTS