Një person vritet dhe një tjetër plagoset me armë zjarri në Gjakovë

Një person vritet dhe një tjetër plagoset me armë zjarri në Gjakovë

Një person ka mbetur i vrarë derisa një tjetër është plagosur nga arma e zjarrit në fshatin Marmull të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

“Në fshatin Marmull të Gjakovës një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur”, tha Lirije Podrimaj, zëdhënëse e policisë së Kosovës për Komunën e Gjakovës.

Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po sipas të njëjtave burime, incidenti dyshohet të jetë shkaktuar për probleme pronash.

 

COMMENTS