Një nxënës plagoset me thikë

Një nxënës plagoset me thikë

Sot rreth orës 10:00, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në afërsi të shkollës një nxënës është therur me thikë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor te Fushë Kosovës si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast të therjes me thikë ku viktima: V. A mashkull, 17 vjeç, shtetas Kosovar, ka marrë plagë nga arma e ftohët dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Lidhur me këtë rast, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar: A. A, mashkull, 17 vjeç shtetas Kosovar, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rastin në fjalë.

Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur versionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të dyja palëve.

Ndaj të dyshuarit pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor për ta dërguar më pas në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net

 

COMMENTS