Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Lluzhan të Podujevës

Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Lluzhan të Podujevës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan të Podujevës. Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë kanë marrë lëndime, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vendngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete. /Gazeta Express

 

COMMENTS