Një grua gjendet pa shenja jete e shtrirë në rrugë te Bregu i Diellit

Një grua gjendet pa shenja jete e shtrirë në rrugë te Bregu i Diellit

Një grua është gjetur pa shenja jete e shtrirë në rrugë te lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 9 kemi pranuar informatën se në rrugën Hyzri Talla në Prishtinë është i shtrirë një person (Femër 1942). Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.

Tutje ajo theksoi se me rastin po merren njësitet policore.

 

COMMENTS