Një fakt interesat sesi tërmeti i djeshëm mund të shpëtojë shembjen e teatrit

Një fakt interesat sesi tërmeti i djeshëm mund të shpëtojë shembjen e teatrit

Një tërmet i fuqishëm tronditi dje Shqipërinë, ku u ndje mjaft i fortë edhe në Tiranë.

Ndërtesa të shembura, çati shtëpish të rrëzuara, dhe deri tek krisje e godinave shtetërore në mes të Tiranës. I tillë ishte edhe fati i Ministrisë së Bujqësisë që pati një krisje të theksuar nga jashtë godinës, apo Kuvendi i Shqipërisë, të cilit i filluan çarjet në tavan.

Por, teksa për Teatrin Kombëtar është duke u zhvilluar një betejë me qytetarët dhe artistët në njërën anë, dhe nga ana tjetër qeverinë dhe bashkinë e Tiranës, tërmeti i djeshëm ka nxjerrë në pah një fakt mjaft interesant. Për Teatrin thuhet se godina është e mjerë thuajse e rrënuar, me themele të dobëta, dhe për këtë arsye duhet shembur. Por tërmeti i “shkundi” institucionet shtetërore, por godina e Teatrit nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Mazhoranca në Kuvend pritet të votojë pa opozitën që i ka dalë në mbrojtje artistëve, shembjen e godinës së teatrit. Jashtë parlamentit me qindra artistë dhe qytetarë mbajnë një protestë me thirrjet e fundit ndaj politikanëve, për të mos e votuar këtë projektligj, dhe për të mos shembur godinën 73-vjeçare që mbart mbi supe historinë kulturore të Shqipërisë.

Një protestuese solli shembull tërmetin e djeshëm për të thënë se nxori në dritë faktin se Teatri mund t’i bëjë ballë edhe tërmeteve me magnitude të lartë, siç ishin lëkundjet sizmike mbi 5 ballë.

“Teatri sot është në këmbë, godina të tjera janë shembur

Çfarë thoni në emër të kujt flisni

A keni turp”, tha protestuesja.

 

COMMENTS