Një 26 vjeçar nga Prizreni gjendet i vdekur në pishinë

Një 26 vjeçar nga Prizreni gjendet i vdekur në pishinë

Sot rreth mbrëmjes një i ri i lindur më 1992 është gjetur i vdekur në njërën nga pishinat në Prizren.

“Rreth orës 18:49 minuta, Policia e Prizrenit është informuar për gjetjen e trupit të pajetë të një mashkulli i cili dyshohet se ka humbur jetën derisa po lahej në një pishinë në rrugën “Kukësi” në Prizren”, njofton policia.

“Sipas informatave të para, viktima i vitlindjes 1992 është gjetur nga punëtorët kur kanë shkuar për ta pastruar pishinën. Nuk dihet koha e saktë se kur ka ndodhur rasti dhe as rrethanat. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit”, thuhet në kumtesë.

 

COMMENTS