NJË 19 VJEÇAR THERET ME THIKË NË DRENAS, DËRGOHET NË QKUK

NJË 19 VJEÇAR THERET ME THIKË NË DRENAS, DËRGOHET NË QKUK

Një 19 vjeçar është therur me thikë nga dy persona të dyshuar, gjatë ditës së sotme në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, në njoftimin e të cilëve tutje thuhet se viktima e këtij rasti për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen” bën të ditur Policia.

COMMENTS