NISMA SOCIALDEMOKRATE NË DIASPORË,BASHKON MËRGIMTARËT

NISMA SOCIALDEMOKRATE NË DIASPORË,BASHKON MËRGIMTARËT

(4 vite aktivitet në diasporë-NISMA! URIME…)

Shkruan: Kadri Gërvalla

-Më 7 Maj, të vitit 2016 në Grosbottwar të Gjermanisë u themelua subjekti Nisma Socialdemokrate,duke shtrirë aktivitetit e sajë në shumë vende të Evropës.
Ata që kuptuan dhe besuan në vizionit tonë e paten më lehtë,sepse rrugëtimi i përbashkët solli suksese dhe bashkoi forcat drejt fitoreve .
-Nisma në diasporë,i besoi fuqishem Nismës Socialdemokrate,ku tek mërgimtarët u pritë si një fuqi politike që po bashkon mërgatën kudo.
Mërgata dhe aktivistet e sajë kontribuan per keto vite si në diasporë,ashtu edhe ndikuan në fuqizimin e Nismës edhe në Kosovë.
-Deri më sot, një nga qellimet e Nismës në Diasporë veq është arritur,shtrireja e subjektit tonë në 10-shtete Evropiane.E këtë e kemi arritur,falë mërgimtarve që po na bashkohen ,por edhe punës së palodheshme që bejnë aktivistet e Nsmës kudo në Evropë.Po ashtu një kontribut ne si Nismasocialdemokrate, kemi treguar edhe gjatë zgjedhjeve te fundit,ku ku mbi 6.9% ishin vota per Nismen nga diaspora.Kërkesat që janë në programin e Nismës për diasporë,janë paraqitur edhe nga deputetet e Nismës të perfaqesuar ne Kuv endin e Kosoves.
– Funksionimi demokratik i vet partive politike del si një kusht në realizimin e një qëllimi. Duke u bazuar në deklaratën programore, Nisma për Kosovë angazhohet për qytetarët e vendit, për një mirëqenie sa më të mirë pse jo edhe për të udhëhequr proceset e vendit. Madje angazhohet për të favorizuar projektet që krijojnë kushte për të sjellë interesin, punën, dijen e mërgatës në Kosovë, e në veçanti do t´i mbështesim projektet e tyre që janë në interes të shtetit. Nga që në përvojën time, në politikë, shpesh herë kam vërejtur se Partitë politike ua kanë mbyllë dyert mërgimtarëve dhe kjo dukuri mendoj se nuk duhet të jetë më në trend.
Pra, mërgimtarët, me të drejtë me vite kan qenë të zhgënjyer me politiken në vend dhe me injorimin që gjithmonë ju është bërë nga institucionet tona. Ne kemi një Ministri të Diasporës pa asnjë mërgimtar në strukturat udhëheqëse të saj, e për mendimin tim kjo është më tepër se një injorim. Unë pranë subjektit që jam anëtarësuar do të kërkoj qe Ministrin e Diasporës ta ketë sa më shumë njerëz brenda sajë nga mërgata, sepse askush ma mirë se mërgimtaret nuk i din problemet dhe kërkesat e tyre.
Ne si Nisma do të kërkojmë qe se paku zv. Ministri në Ministrinë e Diasporës të jetë gjithmonë një mërgimtar, kuptohet intelektual dhe me autoritet. Ne do t’i koordinojmë kërkesat tona me strukturat tona te NISM-ës në Kosovë dhe ata tutje do i propozojnë për shqyrtim deri te Kuvendi i Kosovës. Po ashtu do të kërkojmë qe edhe Kushtetuta e Kosovës të ndryshoj ligjin apo ta plotësojë me mundësin qe ne Parlamentin e Kosovës të jenë të pranishëm së paku pesë deputet nga mërgata.
Besoj se Nisma e ka seriozisht, ndërsa edhe ne mërgimtarët jemi pjesë e atdheut, kemi të drejtë të jemi pjesë e politikës, ashtu siç kemi pasur të drejtë të jemi pjesë e të gjitha situatave më të vështira të çlirimit të Kosovës, kjo dhe na ndihmon që të mos jemi të injoruar siç jemi injoruar deri më tani.Uroj të gjithë mergimtaret pikrisht antaret dhe simpatizantet e Nismës,që per keto kater vite na qendruan besnik ,dhe se bashku kontribuam sa do pak vetës dhe Nismes socialdemokrate në Kosovë.
– Mërgimtarëve kudo që janë, ju uroj suksese në punë, në jetë aty ku janë dhe çfarë bëjnë. Ju them se Nisma për Kosovën është në mesit tuaj, të gjithë ata që janë për ndryshime të na bashkohen në rrugëtimin tonë.
. Prandaj, thërrasim të gjithë mërgimtaret, ata që nuk pajtohen me format e deritashme të funksionimit politik e institucional, të mobilizohen dhe së bashku ta ndërtojmë platformën politike të zhvillimit për të cilën sot ka nevojë Kosova.
NISMA për Kosovën në krye me liderin e sajë z Fatmir Limaj,gjithmonë do te jetë parti e cila nuk thellon kriza politike,por i zgjidhë krizatë poltike.Në këtë pervjetor,Nisma në diasporë,do të ndanë disa mirënjohje,për ata që kontribuan ne themelimin dhe organizimin e Nismës në diasporë.

NISMA SOCIALDEMOKRATE NË DIASPORË,BASHKON MËRGIMTARËT(4 vite aktivitet në diasporë-NISMA! URIME…)Shkruan:Kadri…

Posted by Kadri Gervalla on Thursday, May 7, 2020

 

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19