Nis ‘mësymja përfundimtare’ anti-ISIS në Siri

Nis ‘mësymja përfundimtare’ anti-ISIS në Siri

Aleanca arabo-kurde e Forcave Demokratike të Sirisë (FDS), e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se ka nisur “betejën vendimtare për të eliminuar” xhihadistët e Shtetit Islamik nga bastioni i tyre i fundit në Sirinë lindore.

Terroristët ende kanë rreth 4 kilometra katrorë në provincën Deir el-Zor. Ofensiva rifillon pas një pushimi prej disa ditësh për të lejuar civilët të ikin.

Në ditët e fundit çdo avancim në terren në këtë zonë ishte bllokuar, me luftëtarët e FDS që sigurojnë se xhihadistët i përdorën civilët si mburoja njerëzore.

“Mes 500 dhe 600 terroristë” vazhdojnë të jenë akoma në zonë, sipas dëshmisë së njerëzve që iknin. Zëdhënësi i Forcave Demokratike të Sirisë shpjegoi se “beteja do të përfundojë në ditët e ardhshme”, duke deklaruar se “terroristët janë kryesisht të huaj”, përcjell GSh.

Mësymja ushtarake, me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA, filloi në shtator: që atëherë FDS kanë rimarrë territoret, njëra pas tjetrës dhe vendet që mbahen nga ISIS.

 

 

COMMENTS