Ngjarja e rëndë që fshihet pas kësaj fotografie

Ngjarja e rëndë që fshihet pas kësaj fotografie

Një i ri u fotografua duke qeshur dhe me gjak në fytyrë, vetëm pak kohë pasi u arrestua për vrasjen me thikë të nënës së tij.

22-vjeçari Justin Jay Paul akuzohet për vrasje të gradës së parë, pasi dyshohet se vrau nënën e tij Jeannette Lee paul, duke e goditur me thikë në fyt në shtëpinë e tyre në Westland, Michigan.

Trupi i pajetë u gjet nga familjarë, i cili njoftoi policinë. Paul u largua nga vendngjarja dhe u qëllua në këmbë nga oficerët e policisë, gjatë arrestimit. Autoritetet i gjetën atij të fshehur në xhepat e pantallonave një thikë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Independent”, i ati tha se 22-vjeçari vuante nga çrregullime mendore, por mes tij dhe nënës 50-vjeçare nuk kishte pasur kurrë konflikte. Vetë i riu mësohet se e ka mohuar vrasjen e së ëmës, megjithatë ai pritet të dalë para gjykatës më 11 Janar.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19