Nga një muaj paraburgim tre personave që tentuan të vrasin njërin në Kamenicë

Nga një muaj paraburgim tre personave që tentuan të vrasin njërin në Kamenicë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve H. Sh., A. Sh. dhe B. A., në kohëzgjatje prej një muaji.

I pandehuri H. Sh. dyshohet se me datë 08.08.2018 rreth orës 22:50 minuta në lagjen “Çamëria” në Kamenicë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarin A. D., në atë mënyrë që gjatë rrahjes me një thikë e ka goditur në pjesën e qafës në anën e majtë të gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të pandehurit A. Sh. dhe B. A. me dashje kanë marrë pjesë aktive në rrahje duke e goditur të dëmtuarin në fjalë dhe të dëmtuarin tjetër A. D..

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, pasi që ekziston rreziku i ikjes, ngase këta persona janë shqiptarë me vendbanim në Republikën e Gjermanisë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

 

COMMENTS