Në Universitetin e Mitrovicës, stafi akademik s’e di as që ekziston Kodi i Etikës

Në Universitetin e Mitrovicës, stafi akademik s’e di as që ekziston Kodi i Etikës

Stafi akademik i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” nuk e di çfarë ndëshkimesh duhet t’iu jepen studentëve në rast të plagjiarizmit dhe kopijimit. Madje, sipas një raporti të hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë, profesorët e këtij Universiteti as që janë në dijeni që ekziston Kodi i Etikës, ku përcaktohen masat që duhet të merren në rast se shkelen parimet etike.

Sipas raportit profesional të ekspertëve ndërkombëtar për Akreditim, stafi akademik në Universitetin ‘Isa Boletini” nuk ka njohuri që ekziston Kodi i Etikës. Aty thuhet se profesorët e këtij universiteti nuk e dijnë se çfarë masash duhet të merren në rast të shkeljeve etike.

“Kur u pyetën për rregulloret lidhur me shkeljet akademike, plagjiarizmin dhe kopjimin, përfshirë edhe ndëshkimet për këto vepra, shumë pjesëtarë të stafit akademik nuk ishin të vetëdijshëm për ekzistimin e Kodit të Etikës, i cili e rregullon këtë fushë. Duke u mbështetur në të dhënat e ofruara, Ekipi i Ekspertëve nuk është i sigurt se kush është përgjegjës për zbatimin e Kodit të Etikës dhe shqyrtimit të shkeljeve nga stafi administrative”, thuhet në raport.

Ekspertët vlerësojnë se zbatimi i normave dhe vlerave etike në këtë institucion nuk janë mjaftueshëm të qarta dhe transparente. Ata rekomandojnë universitetin që të parandalojë situate të tilla.

“Ekipi i Ekspertëve mund të arrijë në përfundim se proceset dhe mekanizmat që i kushtohen zbatimit të normave dhe vlerave etike në këtë institucion nuk janë mjaftueshëm të qarta dhe transparente. Njëkohësisht, universiteti duhet të gjejë rrugë për ta krijuar një kulturë më etike në mjedisin e punës, jo vetëm duke vepruar në rastet e shkeljes së Kodit të Etikës, por edhe të përpiqet t’i parandalojë situatat e tilla’, theksojnë ekspertët.

Ndryshe, në Kodin e Etikës thuhet se nëse shkelen parimet etike, masat që ndërmerren janë vërejtjet me shkrim dhe vërejtjet publike. Ekipi i Ekspertëve vlerëson se Kodi i Etikës duhet të jetë më specifik, transparent dhe i parashikueshëm në mënyrë që të gjithë anëtarët e stafit akademik të dinë saktësisht se cili është ndëshkimi për secilën shkelje./Gazeta Express

Raporti i eksperëve ndërkombëtarë për akreditim
 

COMMENTS