Në Prishtinë nisin testimet serologjike për COVID-19

Në Prishtinë nisin testimet serologjike për COVID-19

Është qendra e Studentëve në Prishtinë. Por ky lokacion kohëve të fundit ka funksionuar si vend për menaxhimin e situatës me Covid 19.

Këtë herë një hapësirë e QS, me vendim të Komunës së Prishtinës, do të shfrytëzohet si vend ku do të kryhen testime serologjike.

Nga e hëna qytetarëve të Prishtinës, u është mudnësuar të kryejnë këto lloj testimesh.

Këtu është vendosur një laborator i posaçëm për këto testime.

E në pritje të qytetarëve do të jenë ekipi i laboratorit qendror, të cilët tashmë kanë nisur punën.

Megjithatë jo të gjithë do të kenë mundësi ta kryejë testimin.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë Bujar Gashi, përparësi për këto testime do të kenë qytetarët të cilët janë raste kontakti, ose e kanë kryer virusin.

Gashi sqaroi se këto teste bëhen përmes gjakut dhe tregojnë nëse personi është dhe ka qenë i infektuar me koronavirus.

Gashi shtoi se brenda ditës ky laborator ka kapacitet ti kryej vetëm 100 teste.

50 prej tyre do të jenë hulumtim, ndërkaq 50 të tjera do të jenë për qytetarët.

E për të kryer testimin këtu brenda nuk po pranoheshin të gjithë pacientët.

Ani pse disa prej tyre u deklaruan se kanë simptoma, ata po udhëzoheshin nga Drejtori i Shëndetësisë të ndjekin rregullat.

Ndërsa interesimi për këto teste në ditën e parë që filluan të bëhen ishte goxha i madh.

Por, Salih Krasniqi nuk u pranua për testim.

E për te kryer testimin serologjik nuk u pranua edhe një qytetare tjetër.

Ndërsa dikush erdhi këtu për tu testuar vetëm pse i duhej një dëshmi për të udhëtuar në një shtet tjetër.

Testet serologjike në Prishtinë, do të vazhdojnë për aq kohë sa komuna e Prishtinës e sheh të arsyeshme.

Synim primar i këtyre testeve po del të jetë, që përmes këtij hulumtimi të dihet saktë përqindja e atyre që e kanë pasur virusin.

Përmes testeve serologjike në Prishtinë, synohet të kuptohet imuniteti i qytetareve dhe të dihet se te kush krijohet më së shumti virusi dhe sa gjatë zgjatë.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19