Në masakrën e Malit viktima janë edhe 24 fëmijë

Në masakrën e Malit viktima janë edhe 24 fëmijë

Trupat e mbledhur nga një masakër e rreth 100 personave nga një grup militant malez përfshinë së paku 24 fëmijë, shumica prej të cilëve ishin qëlluar nga prapa, ka thënë kryeministri gjatë një vizite në vendin e ngjarjes të martën.

Sulmuesit që besohet se i përkasin grupit etnik Fulani sulmuan fshatin rival të Dogonit, Sobane Da, në Malin qendror, mes të dielës dhe të hënës.

Ata vranë së paku 95 persona dhe dogjën shtëpi deri në themel, duke vazhduar kështu masakrimin e banorëve herë nga njëra anë e herë nga tjera që ka rreth 1 vit që ka nisur, raporton Reuters.

“Të gjitha këto viktima të horrorit dhe barbarizmit na rikujtojnë për përgjegjësitë që i kemi si liderë për të garantuar sigurinë”, ka thënë Boubou Cisse, i cili u bë kryeministër në muajin prill pasi pararendësi i tij dha dorëheqje pas një masakre të mëhershme nga persona të armatosur nga fshati Dogon në një fshat Fulani në muajin mars.

“Uroj që shpirti i këtyre viktimave të pafajshme të mosmarrëveshjeve dhe urrejtjes të pushojë në paqe”.

Dhuna mes gjuetarëve Dogon dhe barinjve Fulani ka vrarë qindra persona që nga janari, përfshirë edhe sulmin e marsit ku persona të armatosur vranë më shumë se 150 fulani, një nga aktet më të rënda të gjakderdhjes në historinë e vonë të Malit.

Militantët islamikë kanë shfrytëzuar gjatë tensionet midis grupeve etnike në Sahara dhe Sahel për të rritur rekrutimin dhe për të mbjellë kaosin, përpjekje këto që duket se po japin fryt.

 

COMMENTS