Në Londër vazhdon samiti BE-Ballkani Perëndimor

Në Londër vazhdon samiti BE-Ballkani Perëndimor

Në Londër po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku po merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ngjarjet qendrore të Samitit fillojnë sot me pritjen nga kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, Theresa May për shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, dhe vendeve anëtare të BE-së të pranishëm në samit, si dhe për përfaqësuesit e Komisionit evropian.

Po ashtu, do të mbahet edhe sesioni plenar i kryesuar nga kryeministrja britanike, ku do të prezantohen planet për Samitin në Varshavë në vitin 2019. Në këtë sesion plenar, para të pranishmëve do të flasin kryeministri, polak Mateush Moravjecki, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe eurokomisari Johannes Hahn, të cilët do të flasin në temën “E ardhmja e Procesit të Berlinit”.

Programi zyrtar i samitit BE-Ballkani Perëndimor do të përfundojë me pritje për të gjitha delegacionet në pallatin Saint James, të cilën do ta organizojë princi Charles.

 

COMMENTS