Në fluturimin e parë Izrael-EBA edhe zyrtari që do të negociojë me Kosovën e Serbinë

Në fluturimin e parë Izrael-EBA edhe zyrtari që do të negociojë me Kosovën e Serbinë

Aeroplani i parë komercial i drejtpërdrejtë, midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është nisur sot nga aeroporti i Tel Avivit, raporton Gazeta Express.

Disa ndihmës të lartë të presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit janë nisur me aeroplan drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për ta formalizuar përfundimisht normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fluturimin e parë Izrael – Emirate të Bashkuara Arabe i pranishëm është edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien.

Nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), përmes një postimi në Twitter thonë se O’Brien këtë fluturim e ka quajtur moment historik.

“Krenar të jem pjesë e një momenti historik dhe simbolik në rrugën transformuese drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy kombeve të përkushtuara”, thuhet në këtë postim.

O’Brien do të jetë i pranishëm edhe në takimin Kosovë-Serbi që do të zhvillohet me datë 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

I pranishëm do të jetë edhe emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell derisa është raportuar se në takim mund të shkojë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

 

COMMENTS