Ndodhë edhe kjo! Për të mos rrëshqitur i moshuari detyrohet të qëndrojë në bagazhin e veturës

Ndodhë edhe kjo! Për të mos rrëshqitur i moshuari detyrohet të qëndrojë në bagazhin e veturës

Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në të gjitha rrugët e Kosovës.

Ndonëse organet kompetente thonë se rrugët po mirëmbahen, tjetër gjë thonë faktet nga terreni.

Një lexues i Gazeta Monitor, ka dërguar një fotografi ku shihet se me sa shumë vështirësi qarkullon një “Mercedes”, në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik.

Njëri nga pasagjerët për të shmangur një rrëshqitje të mundshme është detyruar të qëndrojë në bagazhin e makinës për ta bërë balancimin.

 

 

COMMENTS