Ndeshja e anuluar Gjilani – Tre Penne zhvillohet nesër

Ndeshja e anuluar Gjilani – Tre Penne zhvillohet nesër

UEFA ka vendosur që ndeshja mes Tre Penne dhe Gjilanit në rrethin parakualifikues për Ligën e Evropës të zhvillohet të premten, pasi skuadra kosovare të ritestohet për koronavirus.

Takimi mes Tre Penne dhe Gjilanit në rundin final parakualifikues për pjesëmarrje në Ligën e Evropës duhej të zhvillohej sot pasdite në San Marino, por u anulua shkaku se një lojtar i Gjilani doli pozitiv në testin për koronavirus, raporton Gazeta Express.

Klubi i Superligës së Kosovës njofton se është njoftuar nga UEFA se takimi është zhvendosur për ditën e nesërme.

Klubi kosovar është izoluar në hotelin ku po qëndron dhe do të testohet përsëri për

“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të sajë do të ritestohen të githë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalur pozitiv në testimin e djeshëm”, njofton skuadra gjilanase.

“Për orën dhe detajet e tjera do të ju informojmë në vijim”.

Gjilani e siguroi një vend në kualifikime për pjesëmarrjen në Ligën e Evropës pasi e mbylli sezonin në pozitën e dytë në Superligë.

Por të gjitha klubet kosovare janë përballur me telashe të mëdha në ndeshjet e tyre kualifikuese për garat evropiane.

Kampionia e Kosovës, Drita e pësoi më së keqi, pasi e humbi në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen e rrethit final parakualifikues për Ligën e Kampionëve kundër Lindfield, për shkak se disa lojtarë të saj kishin infektuar me koronavirus.

Fatin e njëjtë rrezikoi ta përjetonte edhe Prishtina, por ndeshja e saj e anuluar kundër Lincolnit do të luhet të shtunën, edhe pse bardhekaltrit nuk do të mundë të paraqiten me ekipin e vetë, por me një skuadër të përbërë nga lojtarë të klubeve rivale të Superligës. /Gazeta Express/

 

COMMENTS