NATO fton Trumpin të respektojë Malin e Zi: Një sulm ndaj një anëtari tonë, është sulm mbi të gjithë ne

NATO fton Trumpin të respektojë Malin e Zi: Një sulm ndaj një anëtari tonë, është sulm mbi të gjithë ne

Një zyrtar i lartë i NATO’s, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë obligim që të respektojnë parimin e mbrojtjes së ndërsjellë në rast të ndonjë agresioni kundër njërit prej anëtarëve të Aleancës. Presidenti Donald Trump në një intervistë pati deklaruar se ka dyshime në lidhje me mbrojtjen e Malit të Zi, edhe pse ky shtet është në Aleancë.

“Klauzola kolektive e NATO’s, Neni 5, është i pakushtëzuar, si beton të përforcuar. Kjo do të thotë se sulmi ynë në një anëtar është sulm mbi të gjithë ne”, citon AFP një zyrtar të paidentifikuar të lartë të Aleancës së NATO’s.

Zyrtari shtoi se Trump deklaroi qartë në samitin e fundit në Bruksel se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara ndaj angazhimeve të NATO’s dhe se aleanca është e fortë, përcjell Gazeta Express.

Trump, në një lajm në Fox News, të martën u pyet për mbrojtjen e ndërsjellë të anëtarëve nëse njëri prej tyre u sulmohet.

Presidenti amerikan tha se “Mali i Zi është një vend shumë i vogël me njerëz shumë të fortë dhe agresivë”, agresioni i të cilit mund të shkaktojë luftën e tretë botërore.

Në pranverën e vitit 2017, Mali i Zi u bë shteti i 29-të anëtar i NATO’s.

Qeveria e Malit të Zi është përgjigjur deklaratës Presidentit Trump, duke thënë se ajo është krenare për traditën e saj dhe politikën paqësore dhe Mali i Zi i kontribuon paqes dhe stabilitetit në Europë dhe në të gjithë botën.

 

 

COMMENTS