NASA kërkon njerëz që rrinë shtrirë, paga deri në 19 mijë euro

NASA kërkon njerëz që rrinë shtrirë, paga deri në 19 mijë euro

NASA kërkon vullnetarë për të qëndruar dy muaj në shtrat, e cila po ofron pagesë prej 19 mijë eurosh.
Studimi i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore Evropiane dhe atë Hapësinore gjermane synon të kuptohen reagimet e trupit në mungesë të gravitetit

Kjo do të bëhet duke simuluar një situate të ngjashme me atë të hapësirës, që do të thotë dy muaj pa lëvizur nga shtrati.

Gjithsej kërkohen 12 burra dhe 12 gra, të moshave nga 24 deri në 55 vjeç, e të gjithë duhet të dinë gjermanisht.

Arsyeja është se studimi do të zhvillohet nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2019 në qytetin e Këlnit.

Vullnetarët, nga pozicioni i shtrirë duhet të hanë, të bëjnë ushtrime në vend, e madje edhe të lahen. Ata do të ndahen dy grupe.

 

COMMENTS